DIY Corner!

Si te beni topa zbukurues per pemen tuaj te krishtlindjes!

Festat e fundvitit nuk po vonojne, jane duke na trokitur ne dere 
dhe ne akoma nuk kemi menduar per zbukurimet. 
Kryesorja e te gjithave eshte Pema e Krishtlindjeve
dhe gjithe 
aksesorete saj zbukurues. Gjithandej po shoh zbukurime qe shiten neper dyqane por te them te drejten 
jane po ato te njejtat qe 
shohim vit per vit. Nuk them jo, shoh edhe te vecanta, por ja qe buxheti im sma mbush mendjen ti blej. Keshtu qe mendova per nje Diy, jo nga ato te Fashion por nje DIY qe do te jete si pikenisje per faqen DIY CORNER!




 
Fiongo                                    Xixa te ngjyrave te ndryshme


Fillimisht fryni nje tollombace ne nje madhesi te vogel aq sa per te krijuar nje top...


Merrni njeren nga lemshat dhe perdridheni ne menyre te crregullt mbi tollombace...


Ne nje ene te vogel perzieni ngjitesin me pak uje dhe me pas me ndihmen e sfungjerit lyeni te gjithe tollombacen...( mund te perdorni xixat me ngjyra qe ti personalizoni me teper: i perzieni bashke me ngjitesin)




I lini te thahen per nje ditenate (24 ore) dhe pasi te jene thare shponi me nje gjelpere tollombacen...


Do tju krijohen te tille topa...
Me ane te fiongove ose zbukuruesve te tjere mund ti personalizoni me teper...


Nje ide tjeter interesante eshte ti prisni keto topa... dhe brenda te tyre te vendosni foto, objekte te vogla ose cdo lloj gjeje tjeter qe mund ta fantazoni....


No comments:

Post a Comment

LinkWithin

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...